Lajme
E quajti njeri që punon për Serbinë, Kurti tani e falënderon Lajçakun për kontributin për paqe
Demokracia
21:06 | 26 Tetor 2023

Share:

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ditë më parë ka akuzuar ndërmjetësuesin evropian të dialogut për normalizimin e raporteve me Serbinë, se është “pozicionuar” kundër Kosovës.

Kurti pati thënë se Lajçak po punon për Serbinë.

Mirëpo, ai sot ka ndryshuar mendim dhe e ka falënderuar Lajçakun për kontributin për paqe.

“Në takimin e sotëm, me Kancelarin e Gjermanisë, Olaf Scholz, me Presidentin e Francës, Emmanuel Macron, Kryeministren e Italisë, Giorgia Meloni, Presidentin e Këshillit Evropian, Charles Michel, zëvendës Presidentin e Komisionit Evropian dhe Përfaqësuesin e Lartë për Politikë të Jashtme dhe të Sigurisë, Josep Borrell, si dhe emisarin e tij, Miroslav Lajcak, Kryeministri Kurti i falënderoi të gjithë ata për rolin, angazhimin dhe kontributin për paqe dhe normalizim të marrëdhënieve ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Serbisë”, thuhet në njoftimin e lëshuar nga Qeveria.

Gjatë një konference për media në Prishtinë, Kurti më 18 shtator tha se në rundin e fundit të dialogut, Lajcak është “pozicionuar” kundër Kosovës, duke shtuar se ai “pati një pozicionim të qartë të ndërmjetësit kundër Kosovës në përgjithësi, kundër Marrëveshjes [drejt normalizimit të raporteve] në veçanti”.

Kurti kishte thënë se dukej një koordinim mes Vuçiqit dhe Lajçakut për krijimin e një “skenari alternativ, ku gjysma e marrëveshjes zbatohet”./Demokracia.com/

Të ngjashme