Lajme
E quajti Kurtin “car”, Musliu i reagon analistit të VV-së: Pavetëdijshëm e zbuloi pasionin për traditat politike të despotizmit rus
Demokracia
17:44 | 06 Prill 2023

Share:

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu i ka reaguar analistit të afërt më Vetëvendosjen, Shkëlzen Gashi.

Reagimi i Musliut vjen pas deklaratës servilosese të ish-këshilltarit të Kurtit, i cili i quajti ish-krerët e UÇK-së në Hagë “pula” dhe “zogj”, shkruan Demokracia.com.

Musliu është shprehur në reagimin e saj se gjuha shpeshëhere në mënyrë të pavetëdijshme i pasqyron edhe afinitetet dhe mentalitetin tonë politik të brendshëm, edhe pse nuk e pranojmë hapur.

Ajo ka thënë se cilësimi si “Car” nga ana e analistit Shkelzen Gashi për kryeministrin Kurti, në mënyrë të pavetëdijshme ia zbulon pasionin e tij për traditat politike të despotizmit rus.

“Sepse carizmi si mentalitet dhe trashëgimi politike lidhet vetem me këtë vend. Dhe nuk i takon traditave politike demokratike dhe kushtetuese perëndimore, të cilën këta fantaike pretendojnë se e mbrojnë. Madje edhe para triumfit të demokracive liberale, shtetet e provinences perëndimore e kanë njohur modelin e monarkisë absolute, por kurrë atë të carizmit, të cilin siç po duket
Shkelzen Gashi, tenton ta ta imponoj nëpërmjet Albin Kurtit.”, ka shkruar Musliu në Facebook.

Sipas saj, kjo përpjekje e tij traumatike, politikisht do të dështojë turpshëm, sepse ky vend ka derdhur gjak dhe ka bërë një luftë lapidare për liri së bashku me botën perëndimore për t’u bërë pjesë e universit demokratik, e kundër despotizmit siberik rus.

Të ngjashme