Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka uruar presidentin turk, Recep Taip Erdogan për fitoren në balotazhin e zgjedhjeve presidenciale në Turqi.
Kurti ka thënë se mezi pret që të thellojnë bashkëpunimin Kosovë -Turqi.
”Urimet e mia të sinqerta për Presidentin Erdogan për rizgjedhjen e tij të suksesshme presidenciale. Mezi presim të thellojmë më tej bashkëpunimin dypalësh strategjik midis Kosovës dhe Turqisë”, ka shkruar Kurti në Twitter.
Megjithatë, në foltore të Kuvendit të Kosovës e nëpër intervista në media, Albin Kurti, nuk kursehej fare në cilësimet që bënte për Erdoganin si një politikan autoritar e autokrat.
“Nuk mund të them që Turqia është një vend demokratik. Më shumë është një vend me autokraci, por nuk është as diktaturë. Dhe, fatkeqësisht jetojmë në kohën kur autokracitë janë në modë”, shpjegonte ai në një intervistë në Top Channel.
Specifikisht “Erdogani është autokrat i Turqisë”, brohoriste ai në foltoren e Kuvendit të Kosovës, liderin për të cilin ai tash thotë se mezi pret ta thellojnë bashkëpunimi. /Demokracia.com/
My sincere congratulations to President @RT_Erdogan on his successful presidential re-election.
Looking forward to further deepen strategic bilateral cooperation between 🇽🇰 and 🇹🇷.— Albin Kurti (@albinkurti) May 28, 2023