Lifestyle
E quajnë “mbretëresha” e shëndetit, pse duhet ta mbani aloe verën në shtëpi
Demokracia
18:52 | 16 Dhjetor 2022

Share:

Thuhet se aloe vera është bima kryesore në kopshtet tona. Aloe vera është një bimë që e gjeni shpesh në preparate të shumta kozmetike pikërisht për shkak të vetive të saj kuruese. Xheli i aloes përmban mbi 240 përbërës ushqyes dhe medicinal, duke përfshirë vitaminat A, B1, B2, B3, B6, B9, B12, C, E dhe acid folik.

Gjithashtu përmban më shumë se 20 minerale, magnez, mangan, zink, bakër, kalcium, kalium dhe hekur, 20 lloje aminoacide. Nëse xheli pihet si pije, ai ka një efekt të mirë në shumë funksione të trupit: Forcon sistemin imunitar, zvogëlon inflamacionin, shkatërron viruset, bakteret, detoksifikon trupin, stimulon metabolizmin.

Kur aplikohet në formën e kremrave, është ideal për kujdesin e lëkurës, alergjitë, shërimin e plagëve, djegiet, ndalon gjakderdhjen nga plagët, dhimbjet e kyçeve dhe muskujve. Ndihmon gjithashtu për dhëmbët dhe zgavrën e gojës (në rast të inflamacionit të mishrave të dhëmbëve).

Të ngjashme
Lifestyle • 02 Maj 2024