Lajme
E pritshme, Haxhi Avdyli i del në mbrojtje Donika Gërvallës
Demokracia
10:44 | 13 Qershor 2022

Share:

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje nga radhët e Listës Guxo, Haxhi Avdyli, i ka dalë në mbrojtje ministres Donika Gërvalla.

Në 23-vjetorin e Ditës së Çlirimit të Kosovës, dje ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, nuk e ka përmendur asnjë fjalë të vetme për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, por vetëm ka falënderuar NATO-n dhe pjesëtarët e KFOR-it.

Kjo deklaratë e Gërvallës ka ngjallur shumë reagime si nga shoqëria civile ashtu edhe nga politikanë.

Por, në mbrojtje ashtu edhe siç pritej i ka dalë bashkëpartiaku i saj, Haxhi Avdyli, përcjell Demokracia.com.

Ai në profilin e tij zyrtar në rrjetin social Facebook, e ka shpërndarë një fjali.

“Ata që e kanë sha t’birin e Adem Jasharit nuk osht seri qe e shajnë edhe t’bijen e Jusuf Gërvallës!”, thuhet në postimin që e ka shpërndarë Avdyli.

Por, kujtojmë se komandant i UÇK-së ishte edhe Adem Jashari i cili bashkë me familjen e tij dhanë shumë për lirinë e Kosovës, ndërsa Gërvalla nuk e përmendi as UÇK-në e as Adem Jasharin në postimin e saj.

Të ngjashme