Lajme
E pritshme | Albulena Haxhiu pas punësimeve të militantëve në KEK, i mohon edhe punësimet në ShKK
Demokracia
08:42 | 07 Prill 2022

Share:

Përveç skandalit të punësimeve në Korporatën Energjetike të Kosovës, partia në pushtet, Lëvizja Vetëvendosje ka vazhduar punësimet e aktivistëve dhe përkrahësve të tjerë edhe në Shërbimin Korrektues të Kosovës (ShKK).

Gjatë së mërkurës, Demokracia.com, ka raportuar edhe për skandalin e radhës të Lëvizjes Vetëvendosje në lidhje me punësimet, por kësaj radhe, kjo parti ka punësuar përkrahësit e saj në Shërbimin Korrektues të Kosovës, që është në kuadër të Ministrisë së Drejtësisë.

LEXO EDHE:

EKSKLUZIVE| Ende pa u harruar skandali në KEK, militantët e LVV-së punësohen edhe në Shërbimin Korrektues

Në lidhje me këtë, ka reaguar ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu përmes një postimi në profilin e saj zyrtar në rrjetin social Facebook.

Ashtu edhe siç pritej, Haxhiu e ka mohuar punësimin e militantëve të LVV-së në ShKK, shkruan Demokracia.com.

“Për herë të parë në historinë e Shërbimit Korrektues të Kosovës, komisioni përzgjedhës (i cili përbëhet nga zyrtarë civil) nuk ka pasur as presionin më të vogël gjatë procesit të përzgjedhjes së zyrtarëve korrektues. Ata kanë qenë thjesht të lirë dhe pa asnjë ndikim dhe presion nga kabineti apo dikush nga Qeveria dhe po ashtu kanë qenë në monitorim”, ka shkruar Haxhiu ndër të tjerash në reagimin e saj.

LEXO EDHE: 

FOTO| I bie “lotaria” politike edhe një aktivisti të Kurtit, shpërblehet vëllai i shefit të asamblistëve të LVV-së në Lipjan

Reagimi i plotë i Haxhiut, pa ndërhyrje:

Për herë të parë në historinë e Shërbimit Korrektues të Kosovës, komisioni përzgjedhës (i cili përbëhet nga zyrtarë civil) nuk ka pasur as presionin më të vogël gjatë procesit të përzgjedhjes së zyrtarëve korrektues. Ata kanë qenë thjesht të lirë dhe pa asnjë ndikim dhe presion nga kabineti apo dikush nga Qeveria dhe po ashtu kanë qenë në monitorim.

Njësoj do të ndodhë edhe me pozitat tjera që janë hapur dhe që do të hapen me ç’rast i ftojmë të gjithë ata që kanë interes të monitorojnë proceset e tilla.

Njësoj ka ndodhur edhe me procesin e Provimit të Jurisprudencës, ku kanë kaluar provimin më shumë se 100 persona. Kurrë asnjë presion nga askush nga kabineti apo dikush tjetër nga qeveria.

Njësoj do të ndodhë edhe me provimin për noterë dhe përmbarues por edhe me të gjitha konkurset e tjera.

Çfarëdo përpjekje për të dëmtuar proceset e tilla është e dështuar!. /Demokracia.com/

Të ngjashme