ShowBiz
“E pres në gjyq!”, Donald Veshaj reagon për herë të parë pasi Fifi paralajmëroi padi
Demokracia
21:46 | 30 Prill 2022

Share:

Donald dhe Romeo Veshaj mbrëmë kanë filluar emisionin e tyre “Më lërë të flas” në Top Channel.

I ftuari i parë për këtë edicion ishte këngëtari nga Kosova, Mozzik.

Në një nga skeçet e emisionit, teksa i tregonte Mozzik-ut shtëpinë e Big Brother VIP, aktori i humorit i tregon dhe vendin ku u rrëzua Fifi.

Për këtë ka reaguar edhe Donaldi.

“Në fakt unë tani u zgjova dhe pashë komentet në lidhje me skeçin dhe nuk e kuptoj Fifin dhe që do ndjekin anën ligjore. Ku është problemi?”, thotë ai.

Mirëpo, krejt papritur në video shfaqet Fifi, e cila është ulur në një tryezë me Donaldin.

“Prit se po bëj video thotë ai me ironi”, thotë Donaldi me ironi ndërsa shton më pas” Dhe unë jam gati të ndjek anën ligjore dhe po bëj gati avokatët e mi dhe le ta ndjekë. Ia them publikisht. E pres në gjyq.”

Nuk dihet se ku po dalin me këtë./SHQIP.com

Të ngjashme