Lajme
E pranon deputeti i VV-së: S’mund të kritikohen për raportin me SHBA-në as Thaçi, as Haradinaj e as Sejdiu
Demokracia
09:29 | 29 Korrik 2022

Share:

Deputeti i Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes nga Lista Guxo, Haxhi Avdyli, ka thënë se për marrëdhëniet Kosovë-SHBA kanë merita të gjithë udhëheqësit e Kosovës dhe jo vetëm qeveritarët aktualë.

“Marrëdhëniet me SHBA-në nuk jemi ne duke i ndërtuar, kjo është një histori e gjatë prej viteve 90-ta kur presidenti Rugova bashkë me Eliot Engel dhe ambasadorin e atëhershëm kanë ngritur flamurin në Dragodan dhe është hapur zyra e parë e SHBA-së”, tha Avdyli në televizionin publik.

Këtu Avdyli s’gjen vend për kritikë as për ata, të cilët i ka kritikuar për shumë arsye të tjera.

“Po ashtu edhe liderët në të kaluarën, presidentë dhe kryeministra në drejtimin e marrëdhënieve me SHBA-në s’mund t’i kritikojmë, ne mund t’i kritikojmë për çdo gjë tjetër, por të themi që ata kanë qenë të papërgjegjshëm në aspektin e SHBA-së, nuk mund ta bëjmë. As Fatmir Sejdiu, as Ramush Haradinaj, as Hashim Thaçi, nuk kanë qenë të papërgjegjshëm në raport me SHBA-në. Kanë krijuar raporte të mira, kanë qenë shumë korrektë me zyrtarë amerikanë”.

Të ngjashme