Lajme
E përsërit Lavrov: Përfshirja e NATO-s në luftën e Ukrainës rrit rrezikun e një konflikti bërthamor
Demokracia
13:50 | 24 Maj 2023

Share:

Përfshirja e drejtpërdrejtë e vendeve anëtare të NATO-s në luftën në Ukrainë, rrit rrezikun e një konflikti bërthamor.

Kështu është shprehur ditën e sotme, ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, teksa fliste për një takim ndërkombëtar mes përfaqësuesve të lartë përgjegjës për sigurinë në rajonin e Moskës.

Vendet e NATO-s, shpjegoi ai, janë të përfshira drejtpërdrejt në konflikt nga ana e Kievit.

“Kjo sjellje është e papërgjegjshme. Linja rrit ndjeshëm kërcënimin e një konfrontimi të drejtpërdrejtë ushtarak midis fuqive bërthamore”, shtoi ai.

Ndërkohë, lufta në Ukrainë është futur në ditën e 455-të dhe Vladimir Putin ka deklaruar se “paqëndrueshmëria globale po rritet” dhe, sipas tij, faji i “krizës së energjisë dhe ushqimit” nuk është i Moskës, por i “Shteteve të Bashkuara dhe vendeve të tjera perëndimore”.

Lideri rus shtoi po ashtu se Rusia po kalon kohë të vështira, por këto kohë të vështira, sipas tij, do ta çojnë në një konsolidim të fortë.

Të ngjashme