ShowBiz
E përmendi gjatë spektaklit, Xhuli Nura i përgjigjet Gani Gërmisë
Demokracia
16:40 | 24 Tetor 2023

Share:

Gani Gërmia tashmë është kthyer në një nga personazhet mjaft të komentuar në rrjete sociale.

Ai po pëlqehet jashtëzakonisht shumë nga publiku e për këtë kohë të shkurtër në Big Brother VIP Kosova ka bërë njerëzit për vete.

I njëjti mbrëmë (e hënë) gjatë spektaklit e përmendi ish-banoren e këtij formati televiziv, Xhuli Nurën.

Foto: Screenshot/YouTube

Gazetari e humoristi me shaka tha se modelja nga Drenica ka harruar këpucët brenda.

Kjo mori vëmendjen edhe të Xhulit duke iu përgjigjur me një postim në InstaStory.

Foto: Screenshot/YouTube

“O papuqet e mia e shpi time po jeton o Gani. Hajt se kam kohë kur vi e ia bëj rrëmujë BB VIP Kosova”, u shpreh ajo.

Xhuli ndryshe edicionin e kaluar mori vëmendje të madhe për debatet që shkaktoi e zhurmën në shtëpi karshi konkurrentëve të tjerë.

Të ngjashme