Lajme
E përkrahi Kurtin e VV-në gjatë fushatës zgjedhore, tani pronari i Golden Eagle po ankohet se rryma shtrenjtë
Demokracia
09:01 | 04 Maj 2025

Share:

Pronari i kompanisë Golden Eagle, Shaqir Palushi, ka njoftuar se pas vendimit të ZRrE-së, i cili obligon konsumatorët e mëdhenj të kalojnë në tregun e hapur pas datës 1 qershor 2025, Frutex ka kontaktuar operatorin aktual KESCO për të marrë ofertën për furnizim të mëtejmë dhe sipas kësaj oferte çmimi i energjisë elektrike është 225 për qind më shtrenjtë.

Përmes një njoftimi në Facebook, Palushi thotë se gjatë vitit 2024 Frutex ka paguar 421,000 euro për energji elektrike dhe të njëjtën sasi të konsumuar, pas 1 qershorit do të duhej të paguajmë 1,370,000 euro.

Sipas tij, kjo është një rritje e jashtëzakonshme dhe e papërballueshme për industrinë prodhuese.

Të ngjashme