Kuriozitete
E pazakontë| Kafshoi qenin e policisë në kokë, dënohet me 8 muaj burg 34-vjeçari
Demokracia
23:25 | 19 Gusht 2022

Share:

Një gjykatë Britaninë e Madhe dënoi me 8 muaj burg një burrë pasi kafshoi në kokë qenin e policisë dhe sulmoi një polic gjatë momentit të arrestimit.

34-vjeçari Matthew Boulter u arrestua mbrëmjen e së dielës, pasi policia kishte marrë një telefonatë për një incident ku ishin përfshirë 4 persona në rrugën Betlhehem.

Gjykata mësoi se Bulter kishte kundërshtuar me dhunë efektivët e policisë, duke i shkaktuar dëmtime të vogla njërit prej tyre.

Më pas ai kafshoi qenin e policisë Xander në kokë dhe e tërhoqi për rripi duke e rrotulluar. Fatmirësisht qeni nuk pësoi gjë dhe u kthye në detyre ditën e nesërme, por personi në fjalë u dënua me burg.

Të ngjashme
Kuriozitete • 30 Qershor 2024