Policia e Kosovës ka arrestuar tre persona të dyshuar, pasi që kanë vjedhur ditarët të shkollës “Hoxhë Kadri Prishtina” në Bresje të Fushë Kosovës.
Sipas policisë rasti ka ndodhur rreth një javë më parë më 22 mars 2021, dhe zyrtarët e shkollës kanë njoftuar se janë vjedhur dhjetë ditarë, përcjell Demokracia.com.
“Policia menjëherë pas denoncimit kishte nisur një hetim për ndriçimin e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e të dyshuarve. Progresi i hetimit të rastit ka rezultuar sot me identifikimin dhe arrestimin e tre të dyshuarve për të cilët dyshohet me bazë të jenë të implikuar në rastin në fjalë si dhe lokalizimin e vendndodhjes dhe gjetjen e ditarëve të vjedhur”, thuhet në njoftim.
Njoftimi i plotë i Policisë së Kosovës:
Prishtinë, 30 mars 2021 Policia e rajonit të Prishtinës respektivisht hetuesit e stacionit policor të Fushë Kosovës kanë arrestuar sot tre persona lidhur me vjedhjen e ditarëve të shkollës “Hoxhë Kadri Prishtina” në Bresje të Fushë Kosovës.
Rasti është denoncuar në polici më datë 22.03.2021 nga ana e zyrtarëve të shkollës ku sipas tyre ishin vjedhur dhjetë ditarë.
Policia menjëherë pas denoncimit kishte nisur një hetim për ndriçimin e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e të dyshuarve.
Progresi i hetimit të rastit ka rezultuar sot me identifikimin dhe arrestimin e tre të dyshuarve për të cilët dyshohet me bazë të jenë të implikuar në rastin në fjalë si dhe lokalizimin e vendndodhjes dhe gjetjen e ditarëve të vjedhur.
Ndërkohë që janë kryer veprimet hetimore të kësaj faze si dhe ato operativo-policore në përputhje me rekomandimin e prokurorit të shtetit të dyshuarit janë proceduar më tej./Demokracia.com/
https://www.facebook.com/KosovoPolice/posts/3977441372316369