Kuriozitete
E pazakontë: Djali i posalindur bëhet personi i parë me tri organe gjenitale
Demokracia
16:21 | 05 Prill 2021

Share:

Një djalë i vogël në Irak ka bërë historinë mjekësore pasi është bërë fëmija i parë në botë që ka lindur me tre organe gjentiale, sipas mjekëve.

Gjendja që ka djali quhet trifalia dhe  nuk është raportuar kurrë më parë.

Mjekët nga Kurdistani botuan raportin e tyre të këtij rasti në revistën mjekësore International Journal of Surgery Case Reports, duke deklaruar se fëmija i paidentifikuar ishte tre muajsh përpara se të zbulohej gjendja e pazakontë.

Nuk është saktësisht e qartë pse nuk u mor menjëherë, por prindërit e tij – nga Duhok City – e sollën atë në spital sepse ai kishte ënjtje në skrotum dhe “dy projeksione të lëkurës”.

Pas një inspektimi më të afërt, mjekët zbuluan se djali në të vërtetë kishte dy organe gjenitale që ishin dy centimetra dhe një centimetër në gjatësi, transmeton Demokracia.com.

Sidoqoftë, organet gjenitale nuk kanë funksionuar si organe funksionuese, duke mos pasur uretër nga e cila të urinojnë dhe nuk është menjëherë e qartë nëse ato ishin të lidhura me sistemin riprodhues të djalit.

Sipas raportit, vetëm një prej organeve gjenitale shtesë kishte kokë.

Kjo gjendje prek një në çdo pesë ose gjashtë millionë lindje dhe shpesh ka dallime të konsiderueshme midis secilit rast.

Ato quhen organe gjenitale mbinumëruese dhe rasti i parë u raportua në vitin 1609.

Sidoqoftë, gjatë gjithë asaj kohe, asnjë fëmijë nuk është raportuar të ketë tre organe gjenitale.

Ka pasur rreth 100 raste të raportuara në të cilat djem fëmijë kanë lindur me dy organe, dhe në disa prej atyre rasteve të dy organet funksiononin.

Në fund, u mor vendimi për heqjen e dy organeve shtesë ndërsa pas një viti, foshnja thuhet se është e shëndetshme dhe ishte rikuperuar me sukses nga operacioni. Megjithatë, ai do të vazhdojë të bëjë kontrolle ndërsa hyn dhe kalon pubertetin dhe ‘para martesës’ sipas raportit. /Demokracia.com/

Të ngjashme