Kuriozitete
E pazakontë/Burri mbjell jo 1, as 1 mijë por plot 1.2 milionë luledielli për të surprizuar gruan e vet
Demokracia
08:03 | 03 Gusht 2023

Share:

Një fermer në SHBA vendosi ti bëjë një dhuratë të veçantë bashkëshortes së tij për 50 vjetorin e martesës së tyre.

Mbolli jo 1, as 10, as 100, as 1000 por plot 1.2 milionë luledielli në 80 hektarë tokë. E gjithë fusha u mboll me luledielli si dhuratë surprizë për bashkëshorten e tij Renee,

Për të realizuar surprizën Lee Wilson u ndihmua edhe nga djali I tij tha për mediat lokale në Kansas, Lee Wilson.

Luledielli ishte mbjellur fshehurazi fushën në maj.

“Më bëri të ndihem shumë e veçantë. Nuk mund të ishte një dhuratë më e përsosur përvjetori sesa një fushë me luledielli,” tha Renee. Shumë turistë ndaluan për të fotografuar imazhin fantastik të fushës, plot 80 ha tokë që ishin mbjellur me luledielli.

Të ngjashme