Lajme
E paraqiti veten si bos para ambasadorëve, por Kurti kishte pritur gjatë para një xhipi të zi
Demokracia
11:35 | 24 Shkurt 2024

Share:

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka publikuar disa fotografi ku ambasadorët e Quint-it shihen duke marrë shënime e ai duke folur. Megjithatë, kreu i Qeverisë nuk ka qenë gjithmonë në pozicion të tillë të “bosit”. Një moment i sikletshëm na vjen nga viti 2022.

Ishte marsi i vitit 2022. Kurti kishte dalë në sheshin e Prishtinës për të pritur një mysafir nga Perëndimi – kancelarin e Austrisë, Karl Nehammer.

Për fat të mirë, atë ditë nuk po binte as shi, as borë, edhe pse ishim ende në dimër. Po themi “për fat të mirë”, sepse Kurti do të mund të lagej – i ra të priste goxha gjatë derisa u hap dera e xhipit ku ndodhej mysafiri.

Për ta parë këtë moment goxha të sikletshëm, shikojeni videon e agjencisë “Kosova Press”.

Të ngjashme