Skuadra e KB Bashkimi ka njoftuar se basketbollisti i Kombëtares së Shqipërisë, Endrit Hysenagolli është larguar nga skuadra, shkruan Demokracia.com
Hysenagolli ka luajtur për Bashkimin dhe Pejën në Kosovë, Partizanin, Tiranën, Teutën në Shqipëri.
KB Bashkimi ka njoftuar përmes rrjetit të tyre social, Facebook, që klubi ka ndërprerë bashkëpunimin me Hysenagollin.
Arsyeja sipas KB Bashkimit, thuhet të jetë vet kërkesa e lojtarit për tu rikthyer në Shqipëri. Hysenagolli ishte njëri nga protagonistët kryesorë tek Bashkimi, ai u shpall MVP i javës së 17-të të Superligës në basketboll këtë sezon. /Demokracia.com