Sport
E papritur: Donnarumma po e kërkon largimin nga PSG-ja
Demokracia
11:30 | 24 Shtator 2021

Share:

Fitoi me Italinë Kampionatin Evropian si protagonist, por kalimi i tij tek PSG e sheh më shumë në bankinë sesa në fushën e blertë. Gigi Donnarumma nuk ndihet i lumtur në kryeqytetin francez edhe pse ka shumë pak muaj që është transferuar.

Juventusi është sërish pas tij, por sipas asaj që raporton e përditshmja sportive italiane “La Gazzetta dello Sport”, bardhezinjtë priten të përgatisin një ofensivë për ish-portierin e Milanit.

Edhe pse ka kërkuar që të ambientohet më shumë Pochetino konsideron si titullar Keylor Navas tek PSG-ja.

“Zonja e Vjetër” po kërkon një portier të nivelit më të lartë, i cili mund të garantojë një paraqitje konstante për të paktën një dekadë. /Demokracia.com

Të ngjashme
Sport • 18 Maj 2024