Sport
E papritshme, Juve nis bisedimet për prishjen e kontratës me mesfushorin e Juventusit
Demokracia
09:18 | 09 Nëntor 2021

Share:

Në dy sezone jo vetëm që nuk ka bindur asnjëherë, por kurrsesi në një periudhë kaq të vështirë ekonomike, të paguash Aron Ramseyn 8 milionë euro neto në sezon (plus 2 milionë bonuse), duket një çmenduri.

Edhe sivjet mesfushori uellsian nuk po arrin që të hyjë në mekanizma, pavarësisht tentativave të shumta të Allegrit për t’i gjetur një rol tjetër në fushë, i cili mund ta ekzaltonte.

Thjesht, Ramsey dhe Seria A nuk kanë asgjë të përbashkët dhe me vetëm 112 minuta të grumbulluara deri tani, durimi ka prekur fundin, duke çuar të dyja palët edhe drejt divorcit të sigurt.

Madje, menaxheri i britanikut mbërriti dje në Torino për prishjen konsensuale të kontratës, por me një kusht.

Ramsey kërkon të paktën 4 milionë euro përpara se të ikë, ndonëse Juvja shpreson të arrijë një marrëveshje mbi bazën e 2 milionëve. /Demokracia.com

Të ngjashme