Lajme
E paprecedent| Kurti ndërhyn në drejtësi, nëntë deputetë të tij shkuan në seancë për t’i bërë presion gjyqtarit
Demokracia
15:08 | 19 Tetor 2022

Share:

Partia në pushtet po vazhdon ndërhyrjet në drejtësi.

Nëntë deputetë të Lëvizjes Vetëvendosje, të hënën kanë marrë pjesë në një seancë gjyqësore për një rast të kontestuar të Ndërmarrjes Publike Banesore (NPB).

Aty ishin deputetët e LVV-së, Arjeta Fejza, Tinka Kurti, Adnan Rrustemi, Enver Haliti, Luan Aliu, Salih Zyba, Jeta Statovci, Enver Dugolli dhe Arjeta Rexhepi.

Ishte deputetja Tinka Kurti, ajo që e njoftoi publikun për këtë pjesëmarrje, duke thënë se kishin shkuar për rastin e NPB-së “ku pritej të mbroheshin 17 mijë metra katrorë pronë publike”.

Por, prania e nëntë njerëzve që e bëjnë ligjin në Kosovë po konsiderohet si trysni mbi gjyqtarin e rastit dhe vendimmarrjen e tij, shkruan Demokracia.com.

Por, kjo duket se është një çështje me interes të veçantë për Vetëvendosjen, ngase në fillim të shtatorit me këtë çështje ishte marrë personalisht edhe vetë kryeministri Albin Kurti.

Ai e kishte rishpërndarë një video nga “Lëvizja Vetëvendosje – Qendra Prishtinë”, në të cilën trajtohej kjo çështje që është në duar të gjykatës.

Kurti si kryeministër atë ditë kishte bërë një ndërhyrje flagrante në drejtësi, shkruan Deemokracia.com.

Ai kishte kërkuar nga Gjykata Themelore e Prishtinës që të caktonte masën e sigurisë për mbrojtjen e 17 mijë metrave katrorë në Prishtinë.

Madje, Kurti kishte hedhur akuza mbi gjykatën, duke thënë se po heshtin përballë kërkesës së asamblistëve të Vetëvendosjes, pasi që gjykata kishte vendosur vetëm për tri ditë për një ankesë të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) për “tarifat e energjisë elektrike”.

“Pra, 30 ditë deri tani, për shqyrtim të kërkesës për mbrojtje të pronës publike. E 3 ditë për një çështje të afektuar nga kriza globale e energjisë elektrike”, shkruante kryeministri Kurti, përcjell Demokracia.com.

Pas KGJK-së e KPK-së, Kurti i sulet edhe Gjykatës Themelore të Prishtinës

Kjo po shihet si ndërhyrje në drejtësi edhe nga ekspertë të fushës.

Gzim Shala, hulumtues i lartë në Institutin e Kosovës për Drejtësi ka thënë për Demokracia.com se deklarimet e kryeministrit përkitazi me këtë rast dhe tash edhe pjesëmarrjen e deputetëve në këtë seancë gjyqësore, e cila pjesëmarrje nuk është diçka e zakonshme që ndodhë, atëherë kjo shihet si shumë problematike.

“Fillimisht, pjesëmarrja e publikut në një seancë gjyqësore, nuk shihet si problematike, qofshin ata edhe përfaqësues të partive politike. Por, kur kemi parasysh deklarimet e kryeministrit përkitazi me këtë rast dhe tash edhe pjesëmarrjen e deputetëve në këtë seancë gjyqësore, e cila pjesëmarrje nuk është diçka e zakonshme që ndodhë, atëherë kjo shihet si shumë problematike. Deklarimet e tilla nga kryeministri dhe personat e tjerë politikë, qartazi paraqesin ndërhyrje në sistemin e drejtësisë. Kryeministri dhe akterët e tjerë politikë duhet t’i përmbahen kompetencave të tyre ligjore dhe kushtetuese dhe çdo tejkalim i këtyre kompetencave paraqet ndërhyrje në punën e institucioneve të tjera. Për këtë arsye, edhe deklarimi i kryeministrit dhe veprimet e tjera të akterëve politikë paraqesin ndërhyrje në drejtësi”, tha Gzim Shala nga IKD për Demokracia.com.

Ndryshe, asamblistët e Vetëvendosjes kishin ngritur padi ndaj NPB-ës dhe tri kompanive për anulimin e kontratës “Kontratë për ndërtimin e përbashkët të objektit banesor afarist”. /Demokracia.com/

Të ngjashme