Lajme
E paprecedent: Këshilltari i ministrit Hekuran Murati “loz” me armët e FSK-së, fotografohet me automatik në duar
Demokracia
16:29 | 27 Nëntor 2022

Share:

Blirind Danjolli, këshilltar i Ministrit të Financave, Hekuran Murati, në Ditën e Forcës ka “lozur” pak me armët e ushtarëve të FSK-së në Prizren.

Ajo që bie në sy është mbajtja e armës së FSK-së në duar nga ana e Danjollit, shkruan Demokracia.com.

Në një postim në rrjetin social “Twitter”, ai madje nuk ka hezituar as ta shpërndajë fotografinë ku shihet këshilltari i Muratit me armë në dorë.

“Vizita në kazermën e FSK-së në Prizren. Urime gjithë ushtarëve të Ushtrisë së Kosovës – Ditën e Forcës. Gjithashtu ishte kënaqësi të takojë edhe shokun Pashtrik Kryeziu. Ju falenderoj gjithëve për kontributin tuaj. Ushtria jonë = Themeli i sovranitetit tonë”, ka shkruar këshilltari i Muratit.

Ndryshe, me rastin e Ditës së Forcës, të dielën duke filluar nga ora 12:00 deri në orën 15:00 është organizuar “Dita e Hapur”.

Në të gjitha kazermat e FSK-së, në këtë ditë festive, para qytetarëve të pranishëm, do të ekspozohen dhe demonstrohen aftësitë dhe kapacitetet ushtarake të FSK-së të shoqëruara edhe me aktivitete tjera. /Demokracia.com/

Të ngjashme