Futbollisti turk Ozer Ozdemir i skuadrës së Denizlispor, ka bërë një ndërhyrje që në mediat turke është cilësuar edhe si “tentim vrasje”, transmeton Demokracia.com.
Ai goditi në kokë kundërshtarin Junior Maranhao, duke i shqyer faqen në sfidën që Denizlisor e zhvilloi me Gazisehir Gaziantep në kampionatin turk.
Ozdemir menjëherë u ndëshkua me karton të kuq, por në komentet e shumta atij i është propozuar edhe ndëshkimi më burg.
Gjithsesi, për fat të mirë lojtari i lënduar kaloi pa pasoja të mëdha, por kjo ndërhyrje që e shihni më poshtë është cilësuar si nga më të rëndat në histori të futbollit. /Demokracia.com
https://www.instagram.com/tv/CMdQcvRHGef/?utm_source=ig_web_copy_link