Sport
E pakuptueshme dhe e turpshme: Dikush e gjuajti Eriksenin me monedhë në intervistë, pas rikthimit me gol te Danimarka
Demokracia
18:36 | 27 Mars 2022

Share:

Christian Eriksen bëri një rikthim të bujshëm në kombëtaren e Danimarkës, ku shënoi gol dy minuta pasi hyri në fushë në miqësoren e humbur me Holandën me shifrat 4-2.

Por jo gjithçka shkoi mirë për mesfushorin kur ai po jepte prononcimin pas përfundimit të ballafaqimit.

Në përfundim të sfidës, një person i panjohur e goditi me një monedhë në trup.

Shumë i shëmtuar si gjest, aq më tepër duke marrë në konsideratë se çfarë peripecish ka kaluar ish-lojtari i Interit.

Kujtojmë se Eriksen u rikthye te kombëtarja daneze që nga vera e vitit të kaluar kur pësoi sulm në zemër gjatë Kampionatit Evropian “Euro2020” kundër Finlandës.

Të ngjashme