Lajme
E padëgjuar nga zyrtarët e Kosovës| Edi Rama e propozoi Hashim Thaçin për President të Shqipërisë
Demokracia
20:47 | 04 Maj 2022

Share:

Ish-ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, aktualisht nënkryetar i Kuvendit të Kosovës, Enver Hoxhaj, ka folur mbrëmë në një televizion të Shqipërisë për librin e tij “Përplasja e Madhe”.

Në këtë emision, Hoxhaj ka folur edhe për urgjencën e arritjes së një marrëveshjeje me Serbinë për njohje të ndërsjellë, shkruan Demokracia.com.

Ndër tjerash, Hoxhaj e ka përmendur edhe një fakt të padëgjuar nga zyrtarët e Kosovës, ku thotë se kryeministri Edi Rama e kishte dhënë propozimin që Hashim Thaçi të bëhej President i Shqipërisë.

“Pas Plakut të Vlorës e meriton më shumë prej të gjithëve”, ka thënë Hoxhaj. /Demokracia.com/

Të ngjashme