Kuriozitete
E pabesueshme/ Zbulon se e fejuara e të birit është vajza që kishte humbur
Demokracia
19:12 | 07 Prill 2021

Share:

Një kineze mbeti e shokuar, kur në dasmën e të birit zbuloi se e fejuara e tij në fakt është vajza e cila kohë më parë i kishte humbur.

Ajo në ceremoninë martesore të mbajtur në Suzhoi vuri re një nishan në dorë, që ishte shumë i ngjashëm me atë që kishte vajza e saj që kohë më parë kishte humbur.

Kur ia pa nishanin, iu afrua prindërve të saj dhe i pyeti nëse vajza e tyre është adoptuar para 20 viteve. Familja e saj mbeti e habitur me pyetjen, pasi kjo gjë ishte mbajtur e fshehtë.

Siç raportojnë mediat kineze, prindërit e saj pranuan se e kishin gjetur si foshnje në rrugë shumë vite më parë, dhe e adoptuan dhe tërë jetën e konsideruan si fëmijën e tyre biologjik.

Por historia nuk përfundoi me kaq. Nusja e cila qante nga gëzimi, e kuptoi se është birësuar dhe se në fakt është takuar me të ëmën e saj biologjike, por kjo nuk ia ndryshoi mendjen që të mos martohet me “vëllain” e saj të madh – pasi vjehrra e pranoi se edhe dhëndri është i adoptuar.

Ajo e kishte birësuar pasi kishte humbur çdo shpresë se do ta gjejë vajzën e saj biologjike, që e kishte kërkuar me vite të tëra.

Të ngjashme
Kuriozitete • 09 Maj 2025