Sport
E pabesueshme si reagon Messi te goli i Mbappes, çfarë do të ndodhte të kishte bërë të njëjtin veprim Ronaldo
Demokracia
14:39 | 16 Shkurt 2022

Share:

Ylli francez Kylian Mbappe ishte hero i PSG në sfidën e 1/8-tës së Ligës së Kampionëve ndaj Real Madridit me një gol të shënuar në minutën e 94-të.

Goli u bë viral mbrëmjen e djeshme, por një ditë më pas është një video që ndjek sjelljen e Lionel Messit menjëherë pas golit të shënuar nga shoku i skuadrës, transmeton Demokracia.com.

Shumë tifozë të futbollit në rrjetet sociale theksojnë se Messi nuk tregoi lumturinë që do të pritej në atë situatë. Ata kujtojnë se në raste të tilla mediat kryqëzojnë Cristiano Ronaldon.

Ishte e çuditshme sesi Messi e priti aq ftoftë një gol të shënuar në sekondat e fundit i cili edhe solli golin e fitores. /Demokracia.com

Reagimin e Messit e shikoni këtu

 

 

Të ngjashme