Sport
E pabesueshme: Ronaldo iu kishte afruar  Atletico Madridit, zbulohet arsyeja pse dështoi marrëveshja
Demokracia
09:15 | 22 Shtator 2021

Share:

Cristiano Ronaldo la Juventusin në verë për t’u kthyer në Manchester United, ku i ka bërë një nisje të shkëlqyer aventurës së tij të dytë në “Old Trafford”.

Gjithsesi përpara se të shkonte te Unitedi, e ardhmja e tij mund të kishte qenë në Spanjë, por me një ndryshim, në verë ai mund të kishte veshur fanellën e Atletico Madridit.

Lajmin e ka bërë me dije tabloidi anglez “The Sun”, që nënvizon se menaxheri i lojtarit Jorge Mendes ia pat ofruar yllin portugez disa klubeve në Evropë. Dhe më i favorizuari dukej Atletico e Diego Simeones.

Por, gjithnjë siç bën me dije “The Sun”, ka qenë vetë klubi kampion në Spanjë që ka refuzuar të firmosë me Cristianon duke parë të kaluarën e tij te Reali.

 

Dhe në fund Atletico vendosi të shkojë për Grizmmannin e jo të ndiqte Ronaldon. Sipas “Cadena SER”, Mendesi ka kontaktuar drejtpërdrejt me drejtuesit e Atleticos duke i kërkuar nëse ishin të interesuar për Cristiano Ronaldon. Por refuzimi i tyre ka qenë i menjëhershëm.

Ka qenë pikërisht e shkuara e tij me Realin e Madridit shtysa kryesore për drejtuesit e Atleticos për të refuzuar firmën me portugezin. Në këtë mënyrë në fund të merkatos së verës Ronaldo u transferua te Unitedi. /Demokracia.com

Të ngjashme