Lifestyle
E pabesueshme: Qytetari palestinez me aftësi të kufizuara ushtron karate (foto)
Demokracia
10:29 | 15 Janar 2021

Share:

Youssef Abu Amira, palestinez, jurist i diplomuar, edhe pse me aftësi të kufizuara, nuk dorëzohet. I lindur pa këmbë  dhe me duar të zhvilluara vetëm pjesërisht, ai ka vendosur të sfidojë veten ne fushën e karatesë.

24-vjecari nga Gaza, i cili tashmë mban shiritin e portokalltë, tregon aftësitë e tij në karate me trajnerin e vet të Sporteve Luftarake raportojnë mediat e huaja.

“Desha t’ia dëshmoj vetes dhe botës se aftësia e kufizuar është në mendje e jo në trup dhe asgjë nuk është e pamundur”, tha Abu Amira.

Për më tepër, ai thotë se ushtron karate për vetëmbrojtje dhe ëndërr e ka pjesëmarrjen në kampionatet ndërkombëtare të karatesë.

Traineri i karatesë, Hassan Al-Raai tha se nxënësi i tij tregoi vendosmëri të madhe për të mësuar.

“Isha i befasuar që Youssef ka kaq shumë aftësi dhe mund të bëjë gjërat më mirë sesa mund të bënin njerëzit me më pak aftësi të kufizuara,” tha Al-Raai.

Abu Amira u diplomua në Universitetin Islamik të Kolegjit të Sheriatit dhe Drejtësisë në Gaza vitin e kaluar.

 

Të ngjashme