Sport
E pabesueshme, por e vërtetë: Ronaldo paguhet më shumë se tri klubet e Premierligës, përfshirë ekipin e Rashicës
Demokracia
17:15 | 06 Tetor 2021

Share:

Cristiano Ronaldo paguhet më shumë nga Manchester United sesa gjithë ekipi i tri klubeve të Premierligës.

Norwich City, Leeds Unitedi dhe Brentfordi, tri këto klube shpenzojnë më pak se 25 milionë funte në vit për pagat e lojtarëve, njofton TheSun, shkruan Demokracia.com.

Ylli portugez është lojtari më i paguar. Ronaldo fiton një shifër marramendëse prej 480 mijë funteve në javë, ndërsa në vit kap shifrat e 24.96 milionë funteve.

Në krahasim me Norwich Cityn e Milot Rashicës që paguan 24.24 milionë euro çdo 12 muaj për paga të lojtarëve.

Leeds Unitedi gjithashtu është klubi tjetër që paguan më pak lojtarët sesa Ronaldo që përfiton te “Djajtë e Kuq”.

Leeds paguan 18 milionë funte për pagat e lojtarëve, ndërsa e fundit në listë edhe Brentford që shpenzon vetëm 13 milionë funte.

Cristiano Ronaldo iu bashkua Man Unitedit në merkaton e verës nga Juventusi. /Demokracia.com

 

Të ngjashme