Francis Ngannou e zhvilloi një meç të shkëlqyer ndaj Tyson Furyt të shtunën mbrëma, por në fund kjo nuk ishte e mjaftueshme për ta mposhtur kampionin aktual të botës në boksin profesionist.
Boksieri nga Kameruni madje ia dha një “knock-doën” britanikut, i cili megjithatë u ngrit sërish në këmbë dhe e vazhdoi meçin, për të fituar në fund me vendim të gjyqtarëve, në meçin e zhvilluar në Riyadh të Arabisë Saudite, shkruan “Gazeta Express”.
Por, një moment që ka nisur të bëhet viral në internet është vërtetë i pabesueshëm.
Në fakt, ish-kampioni i botës në artet e përziera marciale – UFC, në një moment, në vend se ta godiste kundërshtarin, e grushtoi veten.
Për më tepër, këtë rast të rrallë dhe komik mund ta shihni në videon më poshtë.
Francis Ngannou uppercuts himself. 😂 #FuryvsNgannou #TysonNgannou #TysonFury #FrancisNgannou pic.twitter.com/er61r0QLrP
— MMAFPress (@MMAFPress) October 28, 2023