Sport
E pabesueshme: Neymar u lëndua sërish në kohën e ditëlindjes së motrës, vazhdon tradita 10-vjeçare
Demokracia
17:38 | 21 Shkurt 2023

Share:

E pabesueshme, por Neymar u lëndua sërish gjatë muajit shkurt. Neymar do të humbasë sërish një ndeshje jashtëzakonisht të rëndësishme për PSG-në, pasi me siguri nuk do të jetë në dispozicion të skuadrës së tij për ndeshjen e kthimit në Mynih ndaj Bayernit në 1/16 e finales në Ligën e Kampionëve.

Në ndeshjen e fundjavës kundër Lille në fitoren 4:3, ku shënoi një gol dhe regjistroi një asist, Neymar u desh të linte lojën në minutën e 51-të, kur u nxorr me barelë.

Ka rezultuar se ai ka pësuar një dëmtim në ligamentet e kyçit të këmbës së djathtë.

Pas një ndërhyrje të ashpër nga lojtari kundërshtar, Neymar përfundoi i shtrirë në fushë në minutën e 48-të me, duke mbajtur kyçin e këmbës.

Edhe pse në fillim donte të vazhdonte të luante, ai nuk ishte në gjendje të mbante veten në këmbë dhe duhej të largohej nga fusha.

Ekzaminimet kanë treguar se ai ka nevojë për të paktën 2-3 javë rikuperim, ndaj me siguri duhet të humbasë disa ndeshje të rëndësishme për PSG-në.

Së pari, derbi i madh francez kundër Marseilles më 26 shkurt, por edhe ndeshja e kthimit në Allianz Arena kundër Bayernit në Ligën e Kampionëve më 8 mars.

Neymar mund të mos jetë i disponueshëm për skuadrën e tij në këto ndeshje, por ai do të jetë aty për ditëlindjen e motrës më 11 mars, të cilën pothuajse nuk i mungon çdo vit.

Lëndimet më së shumti përkonin me karnavalin në Rio, ku aktualisht ndodhet motra e Neymar, Rafaela Becran.

Në karnavalin që zgjat deri më 25 shkurt nuk përjashtohet që të shfaqet edhe Neymar./Demokracia.com/

Të ngjashme