Sport
E pabesueshme kjo që po ndodh me futbollistin shqiptar, tani e pengon skuadra që t’i bashkohet kombëtares
Demokracia
12:23 | 01 Shtator 2021

Share:

Nuk kanë fund telashet për Nedim Bajrami. Edhe pse mesfushori shqiptar mori “OK”-in nga KAS-i ditën e djeshme për të luajtur me Shqipërinë, 22-vjeçari tashmë ka hasur pengesë nga klubi i Empolit.

Klubi italian pretendon që nuk ka mbërritur fesë nga FSHF-ja 15 ditë para siç e parashikon rregullorja, për të lënë të lirë Bajramin që të bashkohet me ekipin Kombëtar.

Mesfushori pritej të bashkohej ditën e sotme me Shqipërinë, por insistimi i Empolit për ta penguar Bajramin, ka zhgënjyer tej mase drejtuesit kuqezi. Shpresohet që palët të gjejnë gjuhën e përbashkët dhe 22-vjeçari të jetë në dispozicion të trajnerit për 2 ndeshjet e ardhshme.

Të ngjashme