Lajme të këqija vijnë nga shtëpia e Milanit, sulmuesi dhe lideri kryesor i kuqezinjve, Zlatan Ibrahimovic do të mungojë në ndeshjen që kuqezinjtë do të luajë nesër në mbrëmje ndaj Liverpoolit në “Anfield”, të vlefshme për takimin e parë të fazës së grupeve në Champions,
Këtë lajm e ka publikuar gazetari i njohur italian, Fabricio Romano në profilin e tij të rrjetit social “Twitter”, nga ku deklaron se bomberi suedez ka dëmtuar “Tendinën e Akilit” duke mos qenë pjesë e ndeshjes debutuese të Milanit në Champions pas 7 vitesh mungesë.
Një goditje për trajnerin, Stefano Pioli i cili do të bëjë pa liderin dhe sulmuesin kryesor të ekipit, i cili realizoi dhe një gol në fitoren ndaj Lazios në fundjavë. /Demokracia.com
Zlatan Ibrahimovic will miss Liverpool-Milan tomorrow night. He has problems with Achilles tendon and he’s not gonna be part of the UCL match at Anfield. ??? #ACMilan #Ibrahimovic #LFC #UCL
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) September 14, 2021