Sport
E pabesueshme çfarë po ndodh te Reali, lëndohet edhe sulmuesi i vetëm i mbetur
Demokracia
16:14 | 04 Mars 2021

Share:

Diçka e pabesueshme është duke e përcjellë skuadrën e  Zinedine Zidane kohëve të fundit.

Lëndimet nuk e kanë ndërmend të ndalet ke klubi madrilen kohën kur shumëçka pritet të vendoset, transmeto Demokracia.com.

Klubi i bardhë ka njoftuar se sulmuesi  Mariano pësoi një lëndim të muskujve dhe është në pritje të rezultateve. Ai bashkohet me Ramos, Hazard, Carvajal dhe Benzema në “infermieri”.

Kjo do të thotë që Zidane mund ta luajë një nga sfidat më të rëndësishme të sezonit, derbin kundër Atletico Madridit, pa qendërsulmues.

Aktualisht ka në dispozicion vetëm Hugo Duro, që vjen nga kategoritë e reja. /Demokracia.com

Të ngjashme