Auto&Tech
E nxori për ta testuar, mekaniku e përplasi Ferrarin që kushton hiq më pak se tre milionë dollarë
Demokracia
07:46 | 24 Janar 2022

Share:

Përplasja e një makine do të bëhej më së shumti një lajm lokal, por një përplasje e një veture si kjo, sigurisht do të kalonte edhe kufijtë dhe do të bëhej një lajm global.

Sipas medieve të huaja, bëhet fjalë për një përplasje e një Ferrari Enzo të rrallë – në një pemë në Holandë.

Lajmi u shfaq fillimisht në forumet vendase, me automjetin që thuhet se i përkiste ose po punohej nga Kroymans Automotive B.V., përfaqësia e autorizuar e Ferrarit në zonën ku ndodhi përplasja.

Fotografitë nga vendi i ngjarjes tregojnë Ferrarin me targa “garazhi”, pasi është përplasur në N221 në Baarn, Utrecht.

Dhe një gazetë rajonale De Gooi-en Eemlander raporton se një mekanik që po e testonte veturën ishte ai që qëndronte pas timonit në kohën e incidentit.

Ekuipazhet e ambulancës e larguan shoferin i cili i mbijetoi aksidentit, i palënduar, përcjell Telegrafi.

Enzo u ndërtua në një numër shumë të kufizuar prej vetëm 400 njësive sipas Ferrarit, megjithëse hulumtimet në komunitet sugjerojnë se numri mund të jetë më afër 500 në realitet – me një çmim në treg që arrin deri në 3 milionë dollarë.

Të ngjashme