Sport
E nisi titullar ndaj Italisë, menaxheri paralajmëron rikthimin e lojtarit të Kombëtares në Serie A
Demokracia
13:37 | 16 Qershor 2024

Share:

Arlind Ajeti e nisi si titullarë sfidën kundër Italisë. Mbrojtësi fitoi “garën” e Ismajlin dhe Sylvinho i besoi një fanellë titullarë ndaj Kampionëve në fuqi.

Paraqitja e tij ndaj “axurrëve” ishte mjaft pozitive, gjë e cila kthen vëmendjen tek mbrojtësi. Pas humbjes me Italinë me shifrat 2-1, ka folur menaxheri i Ajetit.

Fabrizio Ferrari ka paralajmëruar rikthimin e mbrojtësit në Serie A. Gjithashtu deklaroi se ka edhe 1 vit kontratë me Cluj dhe pas kësaj mund të rikthehet në kampionatin italian.

“Bajrami shënoi një gol të bukur, ndërkohë që më pëlqeu shumë Broja. Gjithashtu Gjimshiti dhe Ajeti zhvilluan një punë të madhe në mbrojtje.

Ajeti? Ka edhe një vit kontratë me Cluj, por mund të rikthehet në Serie A. Ama, ne nuk duam të nxitohemi. Do të jemi të vëmendshëm ndaj gjithë merkatos që na rrethon.

Arlindi po rimerr gjithë vëmendjen në këtë Europian. Uroj që pas ndeshjes ndaj Italisë drejtorët sportivë të jenë bindur për cilësitë e tij”, ka përfunduar menaxheri i Ajetit.

30-vjeçari shqiptar i lindur në Zvicër, zhvilloi takimin e 26-të me kombëtaren e Shqipërisë. Ajeti ka luajtur më parë në Itali me skuadra si Torino, Frosinone, Crotone, Reggiana dhe Padova.

Të ngjashme