ShowBiz
E ndërpreu karrierën për vite të tëra shkaku i videos intime, Xhuli ka një mesazh për ndjekësit
Demokracia
16:41 | 20 Gusht 2023

Share:

Modelja e njohur, Juliana Nura, vazhdon të jetë e komentuar në mediat rozë edhe pas përfundimit të aventurës së saj në Big Brother VIP Kosova.

Ajo u rikthye në vëmendje pas shumë vitesh, pasi kishte gati 12 vite që ishte zhdukur nga bota e modelingut dhe showbizi shqiptar.

Arsyeja e kësaj shkëputje të gjatë ka qenë fakti se Xhulit iu publikua një video intime para 12 viteve, gjë që i kushtoi me ndërprerje të karrierës.

Ka qenë pikërisht kjo video e cila është bërë temë në emisionin “E Diell” në Shqipëri, ku ajo ishte e ftuar para pak javësh dhe prezantuesja e emisionit ia vuri në dukje këtë fakt, raporton Telegrafi.

Tani Xhuli e ka shpërndarë në Instagramin e saj këtë video, duke e shoqëruar me mbishkrimin: “Nuk ka gjë që të rrëzon në jetë kur ke një mendje të fuqishme”.

Të ngjashme