Lajme
E moshuara ukrainase “rrëmben” zemrat: I mbijetova Hitlerit, i rezistoj edhe xhuxhit Putin
Demokracia
23:43 | 28 Shkurt 2022

Share:

Një e moshuar ukrainase ka rrëmbyer zemrat e të gjithëve me trimërinë e treguar kundër forcave ruse. Fotoja e saj, me një letër në dorë ku tregon historinë e jetës së saj, po qarkullon në të gjitha rrjetet sociale.

Irina

Në të shkruhet se ajo i ka mbijetuar “Holdomorit”, i cili njihet ndryshe edhe si “Uria e madhe” në Ukrainën sovjetike, periudhë e vështirë që vrau miliona ukrainas në vitet 1932-1933. Po ashtu, Irina shprehet se do t’i rezistojë edhe “xhuxhit” Putin dhe “bastardëve” të tij.

“Emri im është Irina. 98 vjeç. I mbijetova Holodomorit. I mbijetova Hitlerit dhe gjermanëve. Do i mbijetoj gjithashtu xhuxhit Putin dhe bastardëve të tij”, është mesazhi i të moshuarës ukrainase.

Të ngjashme