Lajme
E mitura nga Ferizaj lind fëmijë në QKUK, Policia jep detaje
Demokracia
09:12 | 19 Nëntor 2022
Ilustrim

Share:

Një vajzë e mitur nga Ferizaj ka lindur një foshnjë në Klinikën e Gjinekologjisë në Qendrën Klinikën Universitare të Kosovës (QKUK).

Në raportin e Policisë së Kosovës thuhet se viktima kishte filluar bashkëjetesën nën moshën 16 vjeç me të dyshuarin mashkull kosovar

“BASHKËJETESË ME PERSONIN NËN MOSHËN 16 VJEÇ/Ferizaj 17.11.2022 – 14:00.  Është raportuar se një femër kosovare e mitur ka lindur një fëmijë në Klinikën e Gjinekologjisë në QKUK. Viktima kishte filluar bashkëjetesën nën moshën 16 vjeç me të dyshuarin mashkull kosovar”.

Sipas Policisë me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt./Demokracia.com/

Të ngjashme