Një vajzë e mitur e cila më 1 nëntor është raportuar e zhdukur, dyshohet se është sulmuar seksualisht nga një person në Mitrovicë.
Policia e Kosovës ka njoftuar se i dyshuari është arrestuar.
“SULM SEKSUAL/Mitrovicë 01.11.2022 – 18:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se ka kryer rastin e lartcekur ndaj viktimës femër kosovare e mitur e cila ishte e raportuar person i zhdukur”, thuhet në raportin e PK-së.
Sipas Policisë me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje./Demokracia.com/