ShowBiz
E mbytën me kritika pasi puthi të bijën në buzë, ja si përgjigjet Robert Berisha
Demokracia
22:20 | 04 Prill 2022

Share:

Nuk është hera e parë që personazhe të njohura të showbiz-it shqiptar bien pre e kritikave në rrjete sociale për shkak të qëndrimeve apo veprimeve të caktuara. I fundit është moderatori dhe kantautori Robert Berisha, i cili është “sulmuar” në Instagram pasi postoi një foto duke puthur në buzë vajzën e tij, Renée.

Kanë qenë të shumë ndjekësit që kanë reaguar negativisht ndaj fotos në fjalë, duke e quajtur të pahijshëm dhe aspak normal veprimin e tij, ashtu siç ka patur edhe nga ata që e kanë konsideruar shprehje të pastër të dashurisë prind-fëmijë. Në ndryshim nga herët e shkuara, kësaj radhe Roberti nuk është marrë personalisht me secilin prej tyre, por ka fshirë komentet dhe u është përgjigjur me ironi duke shkruar “Lypin m’ju hek vizat. Shanse s’ka“, duke lënë të kuptohet se me këtë mentalitet nuk do bëhen pjesë kurrë e botës së zhvilluar.

Ju kujtojmë që Renée është fëmija i vetëm i këngëtarit nga martesa me Nora Istrefin. Pas 13 viteve bashkë dhe dasmës madhështore, çifti disa kohë më parë vendosen të ndahen edhe pse për hir të vajzës së tyre mbajnë raporte shumë të mira me njëri-tjetrin.

Të ngjashme