ShowBiz
E mbështeti Putinin, merret vendimi për sopranon ruse
Demokracia
12:33 | 04 Mars 2022

Share:

Lufta në Ukrainë i ka vënë në pozitë të vështirë organizatat ndërkombëtare të artit dhe shumë prej tyre kanë zgjedhur të mbajnë një qëndrim parimor.

Metropolitan Opera, me qendër në Nju Jork, sapo njoftoi se superylli i tyre, sopranoja ruse Anna Netrebko, nuk do të performojë më këtë sezon apo sezonin e ardhshëm, pasi ajo nuk përmbushi kërkesën e tyre që të refuzonte mbështetjen e saj për Vladimir Putin.

Menaxheri i përgjithshëm Peter Gelb tha se humbja e Netrebkos, një prej këngëtarëve më të mirë në historinë e Met Opera, ishte një humbje e madhe artistike.

Por, ai tha se me Putinin që vrau viktima të pafajshme në Ukrainë, nuk kishte rrugëdalje, shkruan BBC.

Sopranoja do të zëvendësohet nga një ukrainase, Liudmyla Monastyrska, e cila bëri debutimin e saj në teatrin e operës në vitin 2012.

Gjithnjë e më shumë, duket se izolimi i Rusisë ndërkombëtarisht do të ndihet për ca kohë./Lajmi.net/

Të ngjashme