Deputeti i PDK-së, Abelard Tahiri, ka zhvilluar replika të vazhdueshme me kryeministrin Albin Kurti dhe ministren e Drejtësisë, Albulena Haxhiu lidhur me funksionimin e Institutit për Krime Luftë në Kosovë.
Tahiri ka thënë se njerëzit që punësohen në këtë Institut duhet të kenë grada shkencore dhe jo të jenë militant partiak.
Ndaj kësaj ka reaguar i bervozuar kryeministri Albin Kurti, duke akuzuar Tahirin se po tenton ta banalizojë këtë çështje.
“Mjaft më, mjaft deputeti me shurdhues. Turp.”, ka reaguar me një nervozizëm të madh kryeministri Kurti.
Me pas ka marrë fjalën edhe Abelard Tahiri, duke thënë se “Ku e ki këtë siklet, që periudha e hetimit të krimeve me qenë 31 vjetori i vitit 2000, sepse lufta zyrtarisht ka përfunduar në qershor të 1999”.