Në fjalimin e tij të fundit drejtuar familjeve të ushtarëve që luftojnë në Ukrainë, presidenti rus Vladimir Putin duket se ka pranuar se gjërat nuk po shkojnë aq mirë sa mund të pritej, transmeton Demokracia.com.
“E kuptoj që brengoseni për të dashurit tuaj, mund të jeni krenarë për ta, ashtu siç i gjithë vendi është krenar për ta dhe kujdeset për ta bashkë me ju”, tha ndër të tjerash Putin.
Prezantuesi i CNN, John King vuri në dukje faktin se Putin ndjeu nevojën për t’iu drejtuar viktimave në televizionin kombëtar.
– Këta nuk janë vetëm viktima por vrasje në emër të vëllezërve dhe motrave sllave në Ukrainë, kjo nuk është si lufta në Grozni dhe Çeçeni, Afganistan, ka shumë rusë që janë shumë të pakëndshëm dhe që nuk e dinë pse po bëhet luftë kur bëhet fjalë rusët kundër Ukrainës”, u përgjigj presidenti i Grupit Euroaziatik, Jan Bremer, duke analizuar fjalimin e Putinit. /Demokracia.com/