Ylli shqiptar Xherdan Shaqiri së shpejti do t’i bashkohet Lyonit.
Shaqiri që disa javë ka arritur marrëveshje me klubin francez, derisa tani edhe dy klubet kanë gjetur ‘gjuhën e përbashkët’, transmeton lajmi.net.
Eksperti i transferimeve, Fabrizio Romano ka njoftuar se marrëveshja e plotë është arritur për 12 milionë euro, derisa Shaqiri do nënshkruajë për tre vitet e ardhshme.
Ndërkohë, “Reds” kishin refuzuar ofertën e parë të Lyon me vlerë 6 milionë euro