Sport
E kryer: Atletico Madridi e nis merkaton me nënshkrimin e lojtarit të Barcelonës
Demokracia
09:41 | 19 Janar 2023

Share:

Futbollisti i Barcelonës dhe kombëtares holandeze, Memphis Depay do të bëhet lojtar i ri i Atletico Madridit, raporton Marca, transmeton Demokracia.com.

Dy klubet spanjolle arritën të arrijnë marrëveshje, pas negociatave që zgjatën dy javë. Depay do të jetë i vetmi përforcues i Atléticos në afatin kalimtar të dimrit, sipas mediave spanjolle.

Atteltico do t’i paguajë Barcelonës tre milionë euro si dëmshpërblim. U shfaqën informacione se Barcelona donte të shkëmbente dhe të sillte Yannick Carrasco në radhët e saj, por klubi madrilen nuk pranoi këtë propozim.

Deri më tani në karrierën e tij, Depay ka luajtur për PSV, Manchester United, Olympique de Lyon dhe Barcelona.

Për kombëtaren holandeze ka luajtur 68 ndeshje dhe ka shënuar 28 gola./Demokracia.com/

Të ngjashme