ShowBiz
E kritikojnë për martesën me biznesmenin maqedonas, Adelina Tahiri ka disa fjalë
Demokracia
12:44 | 10 Prill 2022

Share:

Adelina Tahiri është përballur shpeshherë me komente negative për martesën e saj me biznesmeni maqedonas, Serjoza Markov. Çifti, i martuar prej disa vitesh, kanë dhe një djalë të quajtur Jon.

Megjithatë, ndonëse kanë vite bashkë, Adelina përballet me komente të papërshtatshme për këtë marrëdhënie.

Së fundmi, këngëtarja ka publikuar në fotografi të bashkëshortit të saj, krahas së cilës ka shkruar:

“Ky është dashuria ime. Ju pëlqeu, s’ju pëlqeu unë e dua!”.

Mesa duket këngëtarja është lodhur me kritikat që merr për dashurinë e saj dhe ka vendosur t’ju mbyllë gojën njëherë e mirë “gojëve të liga”.

Të ngjashme