Lajme
E kontrabanduar nga Shqipëria, sekuestrohen 65 kg marihuanë në Mali të Zi
Demokracia
21:27 | 02 Dhjetor 2022

Share:

Mediat malazeze bëjnë me dije se janë arrestuar dy persona A. D., (27 vjeç dhe I. D., 23 vjeç, pasi dyshohet se kanë kontrabanduar droge nga Shqipëria.

Në deklaratën e Drejtorisë së Policisë malazeze, thuhet se policia e Podgoricës ka kontrolluar dy automjete në Tuz, një “Skoda” me targa të Podgoricës, e drejtuar nga A. D., dhe një automjet mallrash “Reno Kangu” me targa të Podgoricës, me drejtues I. D.

“Nga kontrolli i kamionit, policia gjeti dy çanta të mëdha dhe një thes me 65 pako me një substancë të dyshuar si lëndë narkotike marijuanë, me peshë rreth 65 kilogramë. Dyshohet se lënda narkotike e sekuestruar ishte kontrabandë nga territori i Republikës së Shqipërisë në territorin e vendit tonë”, thuhet në njoftimin e policisë.

 

Të ngjashme