Sport
E konfirmuar: Prishtina kualifikohet tutje në Kupën e Kosovës, tërhiqet Vëllaznimi për shkak të gjendjes financiare
Demokracia
15:23 | 15 Nëntor 2022

Share:

Sfida Vëllaznimi – Prishtina e paraparë që të zhvillohet të enjten nga ora 12:00 në Gjakovë në kuadër të Kupës së Kosovës për fazën 1/16 së finales, është anuluar. Lajmin e ka konfirmuar faqja zyrtare e klubit kryeqytetas në Facebook.

Anulimi ka ardhur me kërkesë të klubit nga Gjakova me arsyetimin se ekipi ndodhet në gjendje jo të mirë financiare.

Skuadra prishtinase pas vendimit për anulimin e ndeshjes, kalon në 1/8 e finales automatikisht.

Vëllaznimi ishte paraparë si kundërshtari i parë i Prishtinës për këtë edicion sa i përket Kupës që është trofeu i dytë më i rëndësishëm në Kosovë.

Prishtina e ka fituar Kupën e Kosovës shtatë herë, për herë të fundit në edicionin 2019/2020./Demokracia.com/

Të ngjashme