Maluma ka konfirmuar datën e re për koncertin në Shqipëri.
Vitin që lam pas ishte planifikuar që këngëtari shumë i pëlqyer Maluma të mbante një koncert në Shqipëri, por ai u anulua për arsye të pandemisë.
Këngëtari e ka konfirmuar datën e re të mbajtjes së koncertit, por nuk do të mbahet këtë vit, shkruan Demokracia.com.
Koncerti i Malumës do të mbahet më 14 mars të vitit 2022.
Biletat që janë blerë për koncertin e anuluar do të jenë vlefshme. /Demokracia.com/